Flash News

KRYESORE

Përplasja fizike në Komision, dorëzohet Veliaj, pas tij edhe Kumbaro

Pas rreth një ore debat dhe përplasje të ashpra në mbledhjen e Komisionit të Medias lidhur me debatin për godinën e teatrit, dorëzohet kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Pas kërkesave të vazhdueshme të kryetares së komisionit, Albana Vokshi që Veliaj të braktisë mbledhjen me argumentin se prania e tij në këtë takim nuk ishte legjitim, ky i fundit e ka kundërshtuar. Garda nuk ka ndërhyrë për largimin e tij nga mbledhja, ndërsa pak minuta më parë situata u tensionua me tentativën e Flamur Nokës për ta larguar kryebashkiakun forcërisht.

Pas këmbënguljes së deputetëve të opozitës, Veliaj pak minuta më parë u largua nga mbledhja.

“Do ju ftoj të gjithëve në teatër” u shpreh Veliaj ndërsa po largohej nga mbledhja.

Pas tij, janë larguar menjëherë edhe ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, si dhe deputetë të tjerë të mazhorancës.

Të fundit