Flash News

KRYESORE

Përplasja ‘live’ për audio-përgjimin, Rama: Ju i besoni këto? Gazetari: Nuk jam kryeministri

Përplasja ‘live’ për audio-përgjimin, Rama: Ju i

Kryeministri Edi Rama duket se është gjendur përballë një “breshëri” pyetjesh në konferencën me gazetarët sapo ka shkelur në tokën shqiptare nga samiti i Sofjes.

Audio-përgjimi dhe dëshmia e Albert Velisë është bërë kryefjalë e pyetjeve, madje edhe deklarata e vetë Ramës në mbledhjen e Grupit Parlamentar kur tha se materiali i është dërguar një agjencie të huaj për të faktuar vërtetësinë.

Ai u pyet nga gazetari i Top Channel, Indrit Maraku lidhur me rezultatet e këtij verifikimi dhe Rama ka preferuar të përgjigjet me pyetje:

Rama: Ju i besoni këto?

Gazetari: Jemi në pozitat që duhet të bëjmë pyetje

Rama: I besoni?

Gazetari: Nuk jam kryeministri.

Gazetari fillimisht e pyeti për emrin e agjencisë së huaj, por kryeministri refuzoi të tregojë. Ai deklaroi se këtë veprim e ka kryer për t’u bindur fillimisht ai vetë, më pas çështja i përket Prokurorisë për hetimet e mëtejshme.

Të fundit