Flash News

KRYESORE

Përplasja Lu – Llalla, Berisha mbështet ish-kryeprokurorin: Ambasadori gaboi, nuk mund të sillet këtu si një politikan

Përplasja Lu – Llalla, Berisha mbështet ish-kryeprokurorin:

Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar përplasjet mes Ambasadorit Amerikan, Donald Lu dhe ish-kryeprokurorit Adriatik Llala. Duke folur në edicionin e lajmeve të "Abc News", Berisha u shpreh se nuk mund të akuzosh një person si të korruptuar, pa pasur prova të faktuara.

“Deklaratat e Lusë janë të gabuara dhe nuk shkojnë në këtë mes. Nuk mund të akuzosh dikë si të korruptuar, pasi pafajësia dhe prezumimi i saj janë parim themelorë i një vendi demokratik. Ti mund ta urresh një person, mund ta ofendosh kur je në politikë, por kur je diplomat nuk mund të sillesh në këtë mënyrë”, u shpreh Berisha.

Ditën e djeshme, doli një letër që Llalla i kishte derguar Kongresit Amerikan, ku i njoftonte se Lu i kishte bërë presione për arrestimimin e Ilir Metës në kohën që ky i fundit drejtonte parlamentin.

I menjëhershëm ishte edhe reagimi i ambasadorit, që mohoi akuzat e Llallës duke kujtuar se ish-kryeprokurori është nën akuzë për korrupsion dhe se rrezikon burgun.

Të fundit