Flash News

KRYESORE

'Përplasja' me Albin Kurtin për Shengenin Ballkanik: Rama: S'ka macro -shengen shqiptar pa atë rajonal

'Përplasja' me Albin Kurtin për Shengenin Ballkanik: Rama:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për Shengenin Ballkanik, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Kurti tha se në këtë takim të parë, u diskutua shkurtimisht, pasi më prioritet sipas tij i është dhënë diskutimi për macro-shengenit shqiptar.

“Ky është takimi i parë, ka shumë tema që do t’i trajtojmë në të ardhmen. E trajtuam shkurtimisht, meqë takimi ynë ishte më parë folëm më shumë për macro-shengenin shqiptar se sa për mini shengenin ballkanik”, tha Kurti.

Ndërkohë, kryeministri Rama duket se kishte tjetër argument krah Kurtit kur tha se macro-shengeni shqiptar është i lidhur ngushtë me atë rajonal, që deri dje sipas tij ishte e paimagjinueshme prej rezistencës jo vetëm të Serbisë.

“Në këtë pikë kemi një diskutim për të çuar para, s’ka macro shengen shqiptar pa mini shengen ballkanik.  Makor shengeni është i liodhur ngusht me atë rajonal, sepse nëse ne jemi konsistent në vazhdën e procesit të Berlinit dhe nëse jemi të harmonizuar na hapet rruga që është e mbyllur prej viteve për një hapësirë të përbashkët mes dy shteteve, lëvizje mes nesh, mallrave që deri dje ishte e paimagjinueshme prej rezistencës jo vetëm të Serbisë. Sot është në dorën tonë, që këtë rezistencë unë e kam thyer, sot na takon të bëjmë më të mirën. Askush dhe as Serbia nuk na thonë dot që po bëjmë Shqipërinë e madhe nëse heqim kufirin. Për këtë kemi diskutuar që të nisim nga puna për agjencitë që garantojnë aspektin  sigurisë dhe të tjerat që duhet të çlirojnë tregtinë nga barrierat e panumërta mes nesh”, u shpreh Rama.

Kujtojmë se Kosova refuzoi të marrë pjesë në tri takimet e zhvilluara për Shengenin-Ballkanik, pjesë e së cilës është Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi në Novi Sad, Ohër dhe në Tiranë.

Të fundit