Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në Cërrik, kapet autori i plagosjes së dyfishtë

Përplasja me armë në Cërrik, kapet autori i plagosjes

Policia ka zbardhur dhe dokumentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Cërrikut. Është kapur autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri dhe bashkëpuntori i autorit të dyshuar.

të arrestuarit janë Stilian (Bruno) Hyseni , 32 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Cërrikut dhe Ilborjan Fezullahu , 28 vjeç, lindur e banues në qytetin e Cërrikut, i dënuar më parë.

Shtetasi S.H. në bashkëpunim me I. F në lagjen nr.1 Cërrik në dyqanin (berberhane) të shtetasit A.B, ka plagosur me armë zjarri (pistoletë) shtetasin G.K, si dhe kanë dëmtuar fizikisht me sende të forta edhe shtetasin J.R., banues në Cërrik , për të cilin fillimisht u raportua nga spitali si i plagosur me armë zjarri.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes, ka sekuestruar në cilësin e provës materiale dy gëzhoja pistolete.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/987609378096017/

Të fundit