Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në ish-Bllok, avokati Martinajt: Ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën

Përplasja me armë në ish-Bllok, avokati Martinajt: Ka pasur

Avokati i Ervis Martinajt, ka mohuar që klienti i tij të ketë qenë pjesë e konfliktit të ndodhur mbrëmjen e së enjtes së zonën e ish-Bllokut.

Avokati tha se Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën (i dashuri i Elvana Gjatës) dhe se janë takuar në lokal.

“Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë konflikte. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal.

Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”, ka thënë avokat i Ervis Martinit, Mirash Martini.

Të fundit