Flash News

KRYESORE

Përplasja me armë në Radhimë, Gaqo Gjini grabiti bankën në Vlorë 2 vite më parë

Përplasja me armë në Radhimë, Gaqo Gjini grabiti bankën

Shtetasi Gaqo Gjini, i cili pati një përplasje me policinë pasditen e sotme në Radhimë dhe më pas u arrestua, ka qenë i përfshirë në vjedhjen e një banke të nivelit të dytë në Vlorë rreth dy vite më parë.

Sipas inventarit të mbajtur nga ana e auditit të bankës, rezultonte se Gaqo Gjini së bashku me Lorenc Gjinin dhe Konstandinos Shakajn, arritën të grabisin 6 milionë lekë të reja dhe 33.695 euro.

Lorenc Gjini dhe Konstandinos Shakaj u vunë në pranga, ndërsa Gaqo Gjini jo.

Sot, policia në bashkëpunim me RENEA-n shkuan në banesën e tij t’a arrestonin. Ai tentoi të qëllonte me thikë një efektiv dhe ky i fundit e plagosi me armë zjarri në këmbë. Gjini u shtrua në spitalin e Vlorës jashtë rrezikut për jetën.

E shtëna krijoi panik tek pushuesit në Radhimë, në mes të sezonit turistik.

Sipas njoftimit të policisë, Gjini kërkohej për ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”.

Të fundit