Flash News

KRYESORE

Përplasja me IKMT-në, deputetja me urgjencë drejt Jalës dhe publikon dëshminë me emër: Biznesmeni, mik i Edi Ramës nuk preket

Përplasja me IKMT-në, deputetja me urgjencë drejt Jalës dhe

Deputetja e PD, Nada Meçorapaj bashkë me deputetin tjetër të qarkut të Vlorës kanë shkuar me urgjencë drejt Jalës, aty ku prej orëve të para të mëngjesit ka nisur një aksion i IKMT, për shembjen e ndërtimeve ilegale. Për pasojë, aksioni është shoqëruar me përplasje mes familjarëve të 9 banesave të parashikuara për t’u shembur dhe policisë. Në aksion kanë asistuar edhe Forcat Speciale.

Deputetja e PD ka përshkruar situatën aktuale dhe publikon dëshminë e një banori të prekur nga aksioni. Ai apelon kryeministrin që të veprojë i drejtë, pasi po shemben banesat e qytetarëve, ndërsa ndërtimet e biznesmenit Alban Xhillari nuk preken.

“Që prej orës 5 të mëngjesit sot, forca të IKMT, shoqëruar nga forca të shumta policie kanë nisur shembjet e objekteve të banimit në Jalë. Banorët thonë se nuk janë lajmëruar dhe se prishjet po behën në mënyrë të njëanshme. Banorët janë përplasur fizikisht me policinë në mbrojtje të pronës së tyre. Ata pretendojnë se miq te kryeministrit kanë interesa ndërtimi në atë rrip të bregdetit ku ndodhen banesat e tyre. Bashkë me kolegun Agron Shehaj, si deputetë të qarkut dhe përfaqësues të PD jemi nisur me urgjencë drejt Jalës”, shkruan deputetja.

Të fundit