Flash News

KRYESORE

Përplasja me Izraelin, Erdogan ka një thirrje të fortë për shtetet islamike  

Përplasja me Izraelin, Erdogan ka një thirrje të fortë

Pas dhunës në Rripin e Gazës, ku mbetën të vrarë mbi 60 protestues palestinezë nga ushtria izraelite, Turqia ka bërë një thirrje të fortë. Shteti turk u ka kërkuar të gjitha shteteve islamike që të bashkohen kundër Izraelit në samitin Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) të thirrur pas protestave dy –ditore pas hapjes së ambasadës së SHBA në Jerusalem.

Një debat i tillë ka nisur në rrjetet sociale mes Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu.

Përmes deklaratave të tyre në ‘twitter’, Erdogan e quajti Izraelin një shtet terrori. Ai deklaroi se takimi në Stamboll tqë pritet të mbahet nesër do t’i japë një mesazh shumë të fortë botës mbi kauzën palestineze.

Nga ana tjetër, ka reaguar Netanjahu ku shkruante: Erdogan është mes mbështetësve më të mëdhenj të Hamas dhe nuk ka dyshim se ai e kupton terrorin dhe masakrën. I sugjeroj të mos na predikojë moral neve”.

 

Të fundit