Flash News

KRYESORE

Përplasja me policinë, aktivisti në krah të studentëve: Kryeministri po e kap protestën siç premtoi... me media të shitura

Aktivisti dhe sociologu Ergys Mërtiri u ka dalë në mbrojtje studentëve, të cilët janë përplasur që orej natës së mbrëmshme me policinë në ambientet e brendshme të fakulteteve.

Në rrjetet sociale, aktivisti Mërtiri, një kritik i drejtpërdrejtë i qeverisë Rama, ironizon kryeministrin se po e udhëheq protestën e studentëve siç pati premtuar para Vitit të Ri, kur u pyet për planin B, pra nëse vijojnë sërish protestat edhe me “paktin për universitetin”.

“Policia ngrihet naten te godase studentet e ngujuar ne universitete. Kujt ia kish marre mendja se do mberrinim deri ketu?

Ndersa hiqet si karagjoz, Rama po tregon fytyren e vertete, ate te xhelatit qe mendon se mund te beje mesim me xhandare. Duket se kryeministri po e kap protesten, sikurse premtoi dhe po e udheheq ate ashtu sic di ai, me shtet policor dhe media te shitura”, shkruan aktivisti.

Të fundit