Flash News

KRYESORE

Përplasja me policinë te Juridiku, deputeti i PD: Qeveria rreh prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm

Përplasja me policinë te Juridiku, deputeti i PD: Qeveria rreh

Deputeti i PD, Gent Strazimiri ka reaguar pas përplasjes së policisë private me studentët e Juridikut, duke e cilësuar ngjarjen e natës së mbrëmshme një përdhosje të  prokurorëve, gjyqtarëve, avokatëve të të nesërmes.

“Qeveria sapo ka përdhosur me narko-polici tempullin e dijes, Fakultetin e "së drejtës" , të Drejtësisë! Ka rrahur prokurorët, gjyqtarët, avokatët e nesërm ata që nuk kanë nevojë për "vetting" !!!!!

Qeveria ka përgatitur edhe lajmin që do konsumoni në mëngjes së bashku me kafen e parë: mësimi vazhdon normalisht, studentët i duan tarifat sa ç'thotë qeveria!

TURP I PËRJETSHËM PËR ÇDO PEDAGOG QË TRADHËTON STUDENTËT E TIJ DUKE VAZHDUAR "PËRDITSHMËRINË" PAS PËRDHOSJES!

P. S. Ndryshe nga ç'raportojnë mediat e regjimit, studentë vazhdojnë qëndresën brenda fakultetit Juridik!”, shkruan Strazimiri, i cili sipas zyrës së shtypit të PD shkoi në vendin e ngjarjes bashkë me deputetë të tjerë si Albana Vokshi, Flamur Noka, Ervin Salianji dhe Gazmend Bardhi.

Të fundit