Flash News

KRYESORE

Përplasja me thikë në Paris, mediat franceze: Të dhënat flasin për një sulm me sfond politik

Sipas mediave, pas sulmit me thikë të premten në Paris, 18 vjeçari e ka pranuar veprën penale, dhe ka përmendur karikaturat e fundit të Mohamedit të publikuara nga revista satirike "Charlie Hebdo".

Pas sulmit me thikë të premten në Paris shumë të dhëna flasin për një sulm me sfond politik. Sipas raportimeve të disa mediave franceze, që i referohen autoriteteve, 18 vjeçari e ka pranuar veprën penale, dhe ka përmendur karikaturat e fundit të Mohamedit të publikuara nga revista satirike „Charlie Hebdo“, shkruan dpa. Në sulmin e kryer në afërsi të redaksisë së dikurshme „Charlie Hebdo“ u plagosën rëndë nga sulmi me thikë një punonjëse e një punonjës i një firme të prodhimit të filmave.

Incidenti ndodhi të premten pasdite pranë ish-zyrave të redaksisë së revistës satirike "Charlie Hebdo", tha kryeministri Jean Castex. Fillimisht flitej për katër të plagosur. Një i dyshuar u arrestua jo shumë larg vendit të ngjarjes. Prokurorët e antiterrorizmit në Paris kanë konfirmuar se kanë filluar një hetim.

Paris Messeratacke bei Charlie Hebdo Redaktion (A. Jocard/AFP/Getty Images)

Nuk u gjet asnjë lëndë shpërthyese

Forcat e sigurisë rrethuan të premten rrugët në afërsi pasi gjetën një paketë të dyshimtë. Sipas informacionit nga stacioni radiofonik France Info, megjithatë nuk u gjet asnjë eksploziv. Në vendin e ngjarjes, hetuesit gjetën një thikë të madhe. Raporte të tjera flasin për një hanxhar.

Dymbëdhjetë vetë u vranë në një sulm ndaj ekipit të redaksisë së Charlie Hebdo në janar 2015. Aktualisht po vazhdon gjykimi i bashkëpunëtorëve të dyshuar të sulmit. Të 14 të akuzuarit akuzohen se kanë ndihmuar në mënyra të ndryshme në përgatitjen e sulmeve dhe se i përkisnin një grupi terrorist./dw

Të fundit