Flash News

KRYESORE

Përplasja me vëllain e vogël i kushton shtrenjtë Arlind Ajetit, mbrojtësi dy muaj jashtë fushave

Përplasja me vëllain e vogël i kushton shtrenjtë Arlind

Trajneri i Kombëtares, Kristian Panuçi do të duhet t’i bëjë llogaritë pa mbrojtësin Arlind Ajeti për ndeshjen me Skocinë për Ligën e Kombeve.

25-vjeçari u dëmtua gjatë një përplasje pikërisht nga vëllai i tij, Albiani në duelin e ditës së shtunë mes Grasshopersit dhe Bazelit që u fitua nga këta të fundit me rezultatin 1-3.

Kjo ishte sfida e parë si kundërshtarë mes 2 vëllezërve Ajeti. Në pjesën e parë, gjatë një dyluftimi me vëllain e vogël, mbrojtësi Arlind Ajeti nxorri shpatullën dhe pasojat kanë qenë tepër të rënda, pasi futbollisti i Kombëtares shqiptare duhet të kryej në ndërhyrje kirurgjikale dhe sipas asaj që raportojnë mediat zvicerane, 25-vjeçari do të mungojë për një kohë të gjatë.

“Kjo është një situatë e sikletshme. Më vjen shumë keq për vëllanë tim. Nuk është aspak e bukur të nxjerrësh shpatullën. Unë uroj që të kthehet sa më shpejt. Nëse futbolli do të dëshirojë, ne do të takohemi përsëri 20 herë, 2 herë aspo asnjëherë. Por kur të ndodhë, më mirë të evitojmë pak më shumë njëri-tjetrin  ”, ishin fjalët e sulmuesit të Bazelit, Albian Ajetit.

Të fundit