Flash News

KRYESORE

Përplasja Meta-Rama për Lleshin, Nard Ndoka tregon kush mund të jetë negociatori

Përplasja Meta-Rama për Lleshin, Nard Ndoka tregon kush mund të

Përplasja Meta-Tama sa i takon mosdekretimit të Sandër Lleshit në postin e ministrit të Brendshëm, ishte tema e emisionit ‘Repolitix’.

Në mungesë të Gjykatës Kushtetuese për të dhënë një qëndrim në lidhje me këtë ngërç, deputeti Nard Ndoka është shprehur se duhet ndërhyrja e Nar Kokës, personi i cili ishte kumbari i marrëveshjes Rama-Meta në 2013-ën.

“Një zgjidhje shumë ekskluzive është; kur kemi të bëjmë me dy burra shteti nuk ka nevojë për interpretime. Në rastin tonë nuk i kemi, këto duan një gjykatë Kushtetuese. Tani duhet Nar Koka, ta fusin në lojë në vendin e gjykatës Kushtetuese, mesa di është prishur njëri me të. A do dekretohet Lleshi? Nuk do të kemi asnjë ndryshim. Meta i ka muskujt më të fortë, edhe fizikisht edhe në raportin e institucionit. Rama është dredharak, Meta është kokëfortë”, u shpreh Nard Ndoka.

Të fundit