Flash News

KRYESORE

Përplasja në Astir, PD paralajmëron kallëzim penal për policinë: Dhunuan banorët në emër të qeverisë së krimit

Përplasja në Astir, PD paralajmëron kallëzim penal për

Në një dalje nga selia blu, nënkryetari i PD-së Edi Paloka sulmoi ashpër qeverinë për situatën e krijuar dje në Astir, ku u prishën 30 objekte.

Duke sjellë pamje nga përleshja e djeshme e banorëve me policinë, Paloka tha se ato ngjajnë me vitin 98’ në Kosovë, kur u sulmua nga Millosheviçi.

Paloka, në emër të PD-së tha se do të ketë kallëzim penal për policinë që dje sulmoi banorët e Astirit.

“Dje Edi Rama dhunoi banorët e Unazës së Re. Pamjet i ngjajnë atyre të Kosovës të viteve 98, kur u sulmua nga Millosheviçi. Nuk bëhet fjalë as për projekt zhvillimi në Unazë.  Ata po dhunohen për shkak të Edi Ramës, i cili kërkon të vjedhë.

Shqiptarët duhet ta dinë se po shkatërrohen për shkak të Edi Ramës. Kjo është arsyeja e shembjes. Ju kujtoj betejën e banorëve që zbuluan një firmë fantazëm që vepronte për llogari të Edi Ramës. Asnjë i arrestuar për këtë aferë pasi Prokuroria e kontrolluar nga Edi Rama ka një vit që mban pa hetuar dosjen. Pse nuk është njeri në burg? Edi Rama përdor policinë kundër të moshuarve, grave, fëmijëve. Përdor median për të bërë propagandë.

PD e ka bërë të qartë se çdo centimetër katror do të kompensohet me vlerën e tregut. PD do të kallëzojë penalisht ata që dje ishin në shërbim të krimit. Edi Rama dhe veglat e tij nuk do të na pengojnë”-tha në fjalën e tij Edi Paloka.

Të fundit