Flash News

KRYESORE

Përplasja në gjykatë, prokurori i drejtohet Tahirit: Të kemi përgjuar, takove biznesmenin. Përgjigja e ish-ministrit

Përplasja në gjykatë, prokurori i drejtohet Tahirit: Të kemi

Janë zbardhur detaje nga përplasja mes Tahirit dhe prokurorëve gjatë seancës së sotme gjyqësore. Mësohet se prokurorët kanë deklaruar se është përgjuar një takim mes Tahirit dhe shtetasit Orgest Liperi. Ky i fundit dyshohet se i dha Tahirit skafin me të cilin udhëtoi drejt Greqisë në vitin 2014 dhe prej andej ish-ministri u kthye me Audin e Habilajve.

Nga ana e tij, Tahiri e kundërshtoi duke thënë se e takoi biznesmenin për ti kërkuar falje që e përfshiu në këtë histori.

“Nuk kam pasur qëllim ta intimidoj, i kam kërkuar falje biznesmenit Liperi që e përfshiva në këtë mesele. Bëra detyrën time qytetare. Nuk kisha mundësi të ndikoja tek qytetari. Takimi me të pak ditë pasi kishte dhënë dëshminë e tij, por thjesht i kërkova ndjesë”, mësohet të jetë shprehur Tahiri.

 

Të fundit