Flash News

KRYESORE

Përplasja në ish-Bllok, avokati i Hatos: S’ka qëlluar me armë, nuk ka gjurmë gishtash

Përplasja në ish-Bllok, avokati i Hatos: S’ka qëlluar me

Avokati i Eljon Hatos, një prej personave që mbeti i plagosur gjatë përlesjes me armë mbrëmjen e së enjtes në zonën e ish-Bllokut, ka kundërshtuar vendimin e prokurorsë për vendosjen e masës së sigurisë ‘arrest me burg’ për klientin e tij.

Avokati tha se provat e praqitura nga prokuroria nuk janë të mbështetura në ligj dhe se ndaj Hatos nuk ka asnjë gjurmë gishtash apo shenjë se ai ka qëlluar me armë.

“ Ishim në seancë gjyqësore te spitali ushtarka në Tiranë. Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurimit me burg për Haton. Unë kërkova në seancë që gjykat të vlerësojë si të paligjshëm arresitmin në flagrancë, pasi nuk janë kushtet dhe rrethanat për të caktukar këtë masë sigurimi. Nuk ka anjë dyshim të arsyeshëm të mbështetur në prova. Ai akuzohet për një vepër penale të rëndë. Asnjëra nga pretendimet e prokurorisë për ne si mbrojtje nuk janë të bazuara në ligj. Ai është në gjendje spitalore të rëndë për jetën. Kërkova nga mjekët të shtojnë kujdesin për klientin tim. Vendimi do të jepet më vonë. Gjendja është e rëndë, ndodhet në reanimacion. Nuk është në gjendje të flasë. provat që paraqiti prokuroria për mua nuk janë të mbështetura në ligj. S'ka as shenjë gishtash, as gjurmë të qitjes. Pamje filmike nuk ka pasur. S'më duket asnjë provë bindëse për të provuar akuzat e prokurorisë. Ai është i pafajshëm në këtë situatë”, u shpreh avokati i Eljon Hatos.

Të fundit