Flash News

KRYESORE

Përplasja në ish-Bllok, pas të shtënave personat e shpallur në kërkim u larguan në drejtime të ndryshme, gazetari: Njëri iku me taksi

Përplasja në ish-Bllok, pas të shtënave personat e shpallur

Ervin Mata, Fabjol Alushi, dhe Merviol Bilo janë tre personat të cilët policia i ka shpallur në kërkim pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, ku humbi jetën një person dhe u plagosën dy të tjerë.

Gazetari Artan Hoxha, duke folur në studion e ‘Report Tv’, tha se policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të cilat gjenden përreth zonës ku ndodhi ngjarja.

Hoxha u shpreh se pas ngjarjes, dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor.

“Është gjetur një motor pas ngjarjes. Kam parë policinë të sekuestrojë kamera e sigurisë gjithandej. Dyshohet se njëri nga autorët është larguar në këmbë, një tjetër me taksi dhe një tjetër me motor. Arma e krimit nuk është gjetur në vendngjarje”, u shpreh Artan Hoxha.

Të fundit