Flash News

KRYESORE

Përplasja në ish-Bllok, policia ka shkuar disa herë në spital por i plagosuri refuzon të flasë

Përplasja në ish-Bllok, policia ka shkuar disa herë në

Policia njoftoi sot zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e ish-Bllokut, ku humbi jetën një person si dhe u plagosën dy të tjerë.

Për këtë ngjarje policia ka shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, Fabjol Alushi, dhe Merviol Bilo, i cili është dhe efektivi i Forcave Komando.

Ndërkohë, Elvis Martinaj, një nga dy të plagosurit e mbrëmjes së djeshme, ka refuzuar të flasi për ngjarjen. Sipas ‘Ora Neës’, Martinaj nuk ka pranuar të dëshmojë për policinë mbi atë çfarë ka ndodhur dhe megjithëse policia ka shkuar disa herë për t’i kërkuar dëshminë.

Ndërkohë i plagosur i dytë, nuk është ende në gjendje për të folur për shkak të plagëve të marra. Ai mjekohet në spitalin e Traumës në kryeqytet, nën ruajtjen edhe të forcave të policisë.

 

Të fundit