Flash News

KRYESORE

Përplasja në Këshill/ Vasilika Hysi: Jeni doktore shkencash dhe i referoheni gazetave. Prokurorja: Nuk po e marr si intimidim sepse më keni dhënë mësim

Përplasja në Këshill/ Vasilika Hysi: Jeni doktore shkencash dhe i

Deputetja e PS, Vasilika Hysi ka patur një moment përplasje me përfaqësuesen e Prokurorisë në mbledhjen e Këshillit të Rregullores. Ashtu si kolegët e tjerë socialistë, Hysi u mundua ta paraqesë kërkesën për arrestimin e deputetit Saimir Tahiri, si të nxitur nga lajmet në media dhe portale.

“Është normale që ju, që jeni edhe doktore shkencash në drejtësi, që në bazë të thënieve në gazetë, të krijoni bindjen e arsyeshme për zotin Tahiri që ne të votojmë dhënien e mandatit për arrestin e tij?”,- iu drejtua Hysi prokurores.

Kjo e fundit iu përgjigj në mënyrë sportive, duke i thënë se pyetjen nuk po e merrte si intimidim për shkak se e ka njohur deputeten si pedagoge në universitet.

“Nuk po e marr pyetjen si intimiduese meqenëse më keni dhënë edhe mësim, sa i përket hetimit ne i qëndrojmë kërkesës tonë, nuk kemi ardhur këtu me dy mëndje”, tha prokurorja.

Saimir Tahiri vijon të luajë me mesazhet që jep, kërkon që të fiksohet emri i tij

Të fundit