Flash News

KRYESORE

Përplasja në Kuvend, Besnik Mustafaj: Kam simpati për Bushatin, por është e patolerueshme sjellja e tij

Përplasja në Kuvend, Besnik Mustafaj: Kam simpati për Bushatin,

Ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj e ka konsideruar jo normale dhe të patolerueshme sjelljen në Kuvend të ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati.

Mustafaj tha në ‘News 24’ se ka simpati për punën e Bushatit si ministër, por funksioni i tij nuk ia lejon të humbasë kontrollin siç bëri ditën e djeshme në Kuvend kur hodhi ujë mbi deputetët e opozitës.

“Unë kam simpati për këtë ministër për mënyrën se si e menaxhon politikën e jashtme, por njeriu i fundit nga i cili pritet të humbasë kontrollin është ministri i Jashtëm edhe për specifikën që ka detyra e tij”, tha Mustafaj.

Sa i përket deputetëve të rinj që janë bërë pjesë e Kuvendit, Mustafaj i kritikoi ata për faktin se përpiqen të bëjnë më shumë shfaqje se sa të merren me thelbin e gjërave.

Të fundit