Flash News

KRYESORE

Përplasja për anëtarët e Kushtueses, Meta thirrje deputetëve para seancës: Gjeni 5 minuta kohë, lexoni ligjin

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka apeluar edhe një herë Parlamentin para nisjes së seancës së parashikuar në orën 10.00, ku pritet të votohen dy kandidaturat për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.

Nga Parisi ku merr pjesë në Forumin e Paqes, presidenti rithekson se tani është radha e Kuvendit të zgjedhë anëtarin e dytë, edhe pse me vonesë, siç e përcakton Kushtetuta për emërimet në GJK.

Po ashtu, Meta apelon deputetët që të lexojnë ligjin për Gjykatën Kushtetuese dhe u kërkon atyre të veprojnë pa humbur kohë, ndërsa u kujton se krijimi i kësaj gjykate është një nga nëntë kushtet kryesore të Bundestagut gjerman për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Të fundit