Flash News

KRYESORE

Përplasja për banesën, Erion Veliaj heq përgjegjësinë nga vetja: Konflikti i pronarëve është trajtuar në gjykatë!

Përplasja për banesën, Erion Veliaj heq

Për përplasjen në “Petro Nini” sot mes banorëve të një banese që rrezikohet të shembet me vendim gjykate dhe protestuesve, ka reaguar  dhe kryebashkiaku Erion Veliaj.

Njësoj si kryeministri Edi Rama, dhe Veliaj e ka hequr përgjegjësinë nga vetja, teksa shprehet në një reagim në Tëitter se problemi mes pronarëve është trajtuar në gjykatë.

“Bashkia Tiranë nuk ka ASNJE perfshirje te PNL, as ka PDV apo leje ndertimi! Konflikti i pronareve te tokes me banoret e nje ndertese me shtesa pa leje eshte trajtuar ne GJYKATE! Ata qe e politizojne na kujtojne prej kujt i kemi peshqesh keto gjykata e keto plage me pronat”, shkruan Veliaj.

Ndërsa në një tjetër postim ai shpreh gatishmërinë për t’u ofruar banorëve banesa sociale.

“E megjithatë Bashkia Tiranë eshte gati qe SOT t'i ofroje mbeshtetje me BANESA SOCIALE ne kushte shume me te mira se katet pa leje te gjithe familjeve te prekura nga ky konflikt mes DY PRIVATEVE per pronat, kontratat e llogarite e tyre, pavaresisht vendimit te gjykates!”, shkruan kryebashkiaku.

Të fundit