Flash News

KRYESORE

Përplasja për dosjen 339/ Hoxha: Na tregon përralla; Marku: Gazetari s’duhet të punojë për shërbimet sekrete

Përplasja për dosjen 339/ Hoxha: Na tregon përralla; Marku:

Gazetari Artan Hoxha dhe analisti Mark Marku janë përplasur në studion e ‘Opinion’ teksa diskutohej për përgjimet e Vangjush Dakos, në të ashtuquajturën dosja 339.

Analisti Mark Marku ka akuzuar gazetarin Carlo Bollino se mbron qeverinë dhe se merr tendera nga Bashkia e Tiranës.

Bollino iu përgjigj duke i kujtuar se do ta denonconte për shpifje, ndërsa në debat u përfshi dhe gazetari Artan Hoxha.

Debati:

Artan Hoxha: Tani vjen dhe na tregon përralla. Vjen këtu për të na sulmuar ne. Letra Mark, prova Mark! Je dekan i gazetarisë, se është turp.

Mark Marku: Gazetari i kronikës jo domosdoshmërish duhet të punojë për shërbimet sekrete

Artan Hoxha: Në cilin rast Mark, tek dosja Babale. Është turp. E ka bërë Berisha në ’98, është turp. Nuk i lejohet këtij mo burr se është dekan fakulteti

Mark Marku: Po s’po të them ty more

Artan Hoxha: Nxirre mo nxirre provën

Të fundit