Flash News

KRYESORE

Përplasja për KZAZ-të/ “Shpëtimtarja” Rudina Hajdari: Ofroj rrogën time për riparimin e shkollës së djegur në Shkodër

Vjen reagimi i deputetes Rudina Hajdari pas përshkallëzimit të përplasjeve mbrëmë në Shkodër për lirimin e KZAZ-ve.

Pas tensioneve, pranë KZAZ-në nr.3 e cila ndodhet në shkollën ‘Shejnaze Juka”, qytetarët i vunë flakën, si pasojë e konfrontimit të përfaqësuesve të PD, pasi kërkuan të nxjerrin me forcë materialet zgjedhore.

Pas ngjarjes, Hajdari në një status në facebook shkruan se do të vendosë rrogën e saj në dispozicion prej deputeteje për të riparuar dëmet e shkaktuara nga zjarri  në shkollën  ‘Shejnaze Juka”.

Reagimi:

Të dashur demokratë,

Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokrat dhe as socialist por thjesht servil të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: “Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier”

Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa.

Me respekt,

Rudina A. Hajdari

Të fundit