Flash News

KRYESORE

'Përplasja' për oligarkët, Rama 'i kthehet' PD-së: 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa se në qeverisjen tuaj

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzave të opozitës ndaj tij për dhënien e “210 tenderave vitin e kaluar 10 oligarkëve, dhe rritjen e taksave ndaj biznesit.”

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se “100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së PD.”

“Meqë disa prej jush shkruan dje këtu se 10 më të mëdhenjtë paskan paguar më shumë se paskeshin marrë më shumë punë nga shteti (e pavërtetë), po ju ve sot para syve faktin tjetër kokëfortë, se 100 më të pasurit kanë paguar 458% më shumë taksa në 5 vitet e fundit, se sa në 8 vitet bashkë të qeverisjes së dështakëve që dinë veç të gënjejnë, të shajnë e të bëjnë rrëmuja pa lidhje! #FakteKokëforta”, shkruan Rama.

Kujtojmë se, Partia Demokratike e akuzon Ramën se rriti tatimin mbi fitimin nga 10% në 15%, duke mos cenuar 10 oligarkët e tij që marrin koncensione, pasi atje norma e fitimit shkon 50%. Sipas demokratëve, 4.2 miliardë euro janë rritur taksat gjatë qeverisjes së Ramës, duke rritur pabarazinë dhe ndikuar më tepër në bizneset e ndershme të cilat duhet të paguajnë një për një.

Të fundit