Flash News

KRYESORE

Përplasja për përmbytjet në Durrës: Duka e e quan kryebashkiakun socialist "Vangjush Betoni"

Përplasja për përmbytjet në Durrës: Duka e e quan

Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, në një prononcim për emisionin “Studio e Hapur” në News 24, është distanuacr nga çdo përgjegjësi lidhur me përmbytjet e ndodhura ditët e fundit në Durrës.

Sipas kryebashkiakut, në mandatin e tretë dhe të fundit, shkak për përmbytjet janë shirat me intensitet të lartë, ndodhja e Durrësit poshtë nivelit të detit dhe amortizimi i hidrovoreve.

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, i cili ka qenë i ftuar në studio ka hedhur akuza ndaj Dakos për ndërtime pa kriter, gjë që sipas tij e ka sjellë Durrësin në gjendjen e tashme, ku pas çdo rënie shiu, qyteti pushtohet nga uji.

Dako ka kërkuar të lidhej sërish me News 24 duke akuzuar Agron Dukën se nuk ka bërë asnjë investim në Durrës kur ka qenë ministër Bujqësie. Gjatë replikave Duka e ka quajtur kryebashkiakun e Durrësit ‘Vangjush betoni’.

Të fundit