Flash News

KRYESORE

Përplasja për tërmetet, Presidenca reagon pas letrës së Xhaçkës: Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte e argumente

Përplasja për tërmetet, Presidenca reagon pas letrës së

Pas letrës që ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, i dërgoi Metës lidhur me shqetësimin për tërmetin apokaliptik, ka reaguar zëdhënësi i Presidentit Meta, Tedi Blushi.

Blushi mes ironisë shkruan se  “papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente” dhe i kujton ministres Xhaçka shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare për tërmetin.

“Papagajtë nuk kanë nevojë për fakte dhe as për argumente, ata vetëm përsërisin veten çdo herë. Për ata që kanë dëgjuar sot “zëdhënësen” e re në Shqipëri të z.Tselentis, po u rikujtojmë shkrimet e publikuara në mediat ndërkombëtare dhe kombëtare që i gjeni në linkun më poshtë. Ndërsa për ligjin “Për Mbrojtjen Civile” bën mirë të jetë e informuar se është dekretuar para se të përfundojë afati!”, shkruan Blushi.

 

Të fundit