Flash News

KRYESORE

Përplasja për vetting-un/ Ahmetaj: Saimir, hajde ulu me mua që të dalësh i qetë. Tahiri: E kuptoj nikoqirllëkun financiar

Përplasja për vetting-un/ Ahmetaj: Saimir, hajde ulu me mua që

I ulur sërish në fund të sallës, njësoj si në Kuvendin e Shqipërisë, Saimir Tahiri ka kërkuar në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së që qeveria të mos kursejë për trupat e vetting-ut, por të jap të gjithë mbështetjen financiare të nevojshme.

Kërkesës së Tahirit i është përgjigjur ministri i Financave, Arben Ahmetaj, i cili e ka ftuar Tahirin që të ulet me të dhe më pas do të qetësohet kur të shoh të gjithë detajet dhe mbështetjen që i është dhënë asaj strukture.

Ish-ministri i Brendshëm ka replikuar me kolegun e tij duke e sqaruar se e kuptonte “nikoqirllëkun nga ana financiare”, por këmbënguli se drejtuesit e vetting-ut nuk duhet të kenë as një justifikim për të kryer siç duhet detyrën e tyre.

 

Të fundit