Flash News

KRYESORE

Përplasja Rama –Meta sipas Afrim Krasniqit: Grinden, por zgjedhin njëri-tjetrin; Është show

Përplasja Rama –Meta sipas Afrim Krasniqit: Grinden, por zgjedhin

Përplasja e fundit mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama ka ngjallur mjaft debate dhe reagime.

Shkak u bë mosdekretimi i Gent Cakajt, duke bërë që vetë Rama të marrë rolin e ministrit të Jashtëm.

Për politologun Afrim Krasniqi kjo gjuhë mes dy krerëve më të lartë të shtetit nuk e nderon vendin, dhe nuk është gjë tjetër vetëm një show i radhës.

“Ata grinden e grinden, por amnistojne e zgjedhin njeri tjetrin! Nje deja vu tranzicioni. Edhe show i fundit nuk bën përjashtim. ....Nëse ne i marrim raportet e politikanëve dominues, përfshirë edhe dy politikanët e sotëm, akuza që ata i kanë bërë njëri-tjetrit, sjellja dhe denigrimi që i kanë bërë njëri-tjetrit ka qenë jashtë çdo lloj etike dhe ka kaluar çdo limit njerëzor të komunikimit qoftë midis individëve, qoftë midis institucioneve. Në çdo shoqëri serioze, individë të tillë do të ishin penalizuar ose me votë, ose me rregulla etike, ose me rregulla institucionale”, shkruan në rrjetet sociale Krasniqi.

Të fundit