Flash News

KRYESORE

Përplasja, Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Naftëtari i përgjigjet kreut të qeverisë

Gjatë interpelancës me naftëtarët kryeministri Rama komentoi edhe protestën e zhvilluar pak kohë më parë prej tyre ku udhëtuan me këmbë nga Fieri deri në Tiranë.

“Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë?”, ju drejtua Rama naftëtarëve. Por një prej tyre i dha një përgjigje të shpejtë kryeministrit. “Se jemi pa bukë”, replikoi një prej naftëtarëve.

Në këto kushte Rama zgjodhi ti përgjigjej duke sjellë në vëmendje seancën plenare dhe opozitën teksa e krahasoi me deputetin Flamur Noka të PD-së.

BISEDA

Rama: Se vini ju në këmbë, nuk është problemi im. Se për ça vini kot njëherë në këmbë? Ne këtu në Tiranë jemi, mund të takohemi

Naftëtari: Se jemi pa bukë ndaj

Rama: Mos bëj Flamur Nokën aty nga vendi

Naftëtari: Nuk është nga ana ime

Të fundit