Flash News

KRYESORE

Përplasja Rusi-Serbi pas marrëveshjes në SHBA, Reuters: Vuçiç e akuzoi Moskën për primitivizëm dhe vulgaritet

Përplasja Rusi-Serbi pas marrëveshjes në SHBA, Reuters:

Presidenti i Serbisë akuzoi Moskën të Dielën për "primitivizmit dhe vulgaritetit", në përgjigje të zëdhënëses së Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, e cila publikoi një fotografi të Vuçiç në Shtëpinë e Bardhë bashkë me një fotografi tjetër nga filmi “Basic Instinct”, shkruan media e njohur Reuters.

“Nëse jeni i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, por karrigia juaj qëndron sikur po merreni në pyetje, ju duhet të uleni si në fotografinë numër 2, kushdo që jeni, më besoni”, shkroi zyrtarja ruse.

Megjithatë, krahasimi mes dy situata duket se ka shkaktuar zemërim për Beogradin.

Serbia është aleati më i afërt i Moskës në Ballkan, por Presidenti Aleksandar Vuçiç ka bezdisur prej kohësh Rusinë duke kërkuar lidhje më të mira me Perëndimin.

Ai bëri një hap në atë drejtim javën e kaluar duke nënshkruar një marrëveshje për të përmirësuar marrëdhëniet me Kosovën, një provincë që shpalli pavarësinë në 2008, të cilën Beogradi dhe Moska nuk e njohin.

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin tha në një deklaratë: "Sot, armiqtë e Serbisë dhe Rusisë janë të kënaqur me dashakeqësinë e vogël të Zakharova."

Zakharova ndryshoi më vonë postimin e saj dhe kërkoi ndjesë, duke thënë se komentet e saj ishin keqkuptuar.

Vuçiç foli në telefon me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov, thanë Beogradi dhe Moska të Dielën pasdite.

Të fundit