Flash News

KRYESORE

Përplasja Spiropali-Balla, Top Channel: Socialistët u urdhëruan të mbyllnin gojën me gazetarët

Përplasja Spiropali-Balla, Top Channel: Socialistët u urdhëruan

Vendimi për të njoftuar shkarkimin e 11 krerëve në degët e Partisë Socialiste nuk ka qenë i koordinuar siç duhet nga drejtuesit e kësaj partie.

Top Channel raporton se pas deklaratës së Elisa Spiropalit, zëdhënëse e Kryesisë së PS, për shkarkimet ne disa degë, vetë socialistët filluan të kontaktojnë gazetarët duke shpjeguar se bëhej fjalë për një keqkuptim dhe se kryesia nuk kishte vendosur shkarkimin, por propozimin për shkarkimin e tyre pasi të zhvillohej një reflektim më i gjerë.

Pak pas deklaratës së Spiropalit, ishte kryetari i Grupit Parlamentar, Taulant Balla, i cili u përpoq të qetësonte situatën brenda socialistëve, por nuk bëri “prapakthehu” pasi e kuptoi se ishte shumë vonë sepse lajmi tashmë ishte përhapur.

Sipas këtij televizioni, anëtarët e kryesisë socialiste u urdhëruan të mbyllnin gojën me gazetarët dhe të mos jepnin më shumë informacione për këtë vendim.

Të fundit