Flash News

KRYESORE

Përplasja te ‘Astiri’, policia jep detajet: 30 të proceduar, 4 të arrestuar, mes tyre edhe Klevis Balliu

Përplasja te ‘Astiri’, policia jep detajet: 30 të

Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me përplasjen e një dite më parë në ‘Unazën e Re’, ku banorë të kësaj zone u përplasën fizikisht me FNSH-në.

Për pasojë, pati edhe të lënduar. Lidhur me këtë ngjarje, sipas policisë janë proceduar penalisht 30 persona, mes tyre katër të arrestuar, përfshirë edhe ish deputetin e PD, Klevis Balliun.

Ata akuzohen për veprime të dhunshme mbi policinë dhe shkatërrimin e pronës.

Njoftimi:

30 të proceduar për aktet e dhunës në ditën e djeshme

Policia e Tiranës nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë ka arrestuar 4 shtetas, për veprime të dhunshme mbi Policinë dhe shkatërrimin e pronës, ditën e djeshme në zonën e Unazës së Re.

Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor.

Janë proceduar në gjendje të lirë dhe 23 persona të tjerë, si dhe 3 janë shpallur në kërkim.

Për sulmet dhe veprimet e dhunshme mbi punonjësit e policisë janë arrestuar shtetasit:

- K.B., 30 vjeç, banues në Tiranë

- L.M., 42 vjeç, banues në Tiranë

- S.H., 34 vjeç, banues në Tiranë

- E.S., 41 vjeç, banues në Tiranë.

Po punohet për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së djeshme.

Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Kundërshtim me dhunë të punonjësit të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, ”Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, "Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës".

Të fundit