Flash News

KRYESORE

Përplasja te Bregu i Lumit/ Policia i zgjon banorët me gaz lotsjellës, disa përfundojnë në spital

Përplasja te Bregu i Lumit/ Policia i zgjon banorët me gaz

Ka vijuar edhe mëngjesin e sotëm përplasja midis banorëve të zonës së Bregut të Lumit në kryeqytet dhe efektivëve të policisë. Banorët kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre, në gjurmën ku parashikohet të kalojë Bulevardi i Ri. Ata kërkojnë të dëmshpërblehen për shtëpitë, ndërkohë që nuk përballojnë dot qiratë apo marrjen e kredive.

Policia është i përgjigjur sot me përdorimin e gazit lotsjellës banorëve që qëllonin me gurë. Disa prej qytetarëve kanë përfunduar në spital jo vetëm prej gazit, por edhe për shkak të dëmtimeve që kanë marrë kur janë nxjerrë me dhunë nga banesat.

Pranë tyre në spital ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike.

Të fundit