Flash News

KRYESORE

Përplasja te ‘Drejtësia’, gazetari Skëndaj: Studentët e dinë që aty është fortesa e fundit

Përplasja te ‘Drejtësia’, gazetari Skëndaj:

Gazetari Erjon Skëndaj, i cili ka ndjekur protestën e studentëve që nga dita e parë, ka komentuar përplasjen te Fakulteti i Drejtësisë në Tiranë midis studentëve të ngujuar dhe një grupi studentësh që kërkonin rifillimin e mësimit.

Në emisionin ‘Opinion’, Skëndaj tha se Fakulteti i Drejtësisë është ‘fortesa e fundit’ e studentëve për realizimin e kërkesave dhe prandaj po rezistojnë.

“Grupet e studentëve, të paktën i njoh nga Juridiku, ka edhe studentë nga fakultete të tjera sepse mendojnë se aty është fortesa e fundit. Studentët e kanë të qartë. Nga informacionet që kam duan ta mbrojnë atë fortesë të fundit deri sa të shprehet Senati Akademik deri më 1 shkurt”, u shpreh gazetari.

Skëndaj tha se studentët shpresojnë se Senati Akademik i Fakultetit Juridik do të shprehet pro protestës.

Përplasja te ‘Drejtësia’, media e drejtuar nga këshilltarja e Edi Ramës në krye të protestës

Të fundit