Flash News

KRYESORE

Përplasja te Parlamenti, lëndohen gjashtë efektive, mes tyre nëndrejtor i policisë së Tiranës

Përplasja te Parlamenti, lëndohen gjashtë efektive, mes tyre

Foto nga Top Channel

Ka degjeneruar në përplasje fizike dhe konfrontime protesta e banorëve të ‘Astirit’, që sot është zhvendosur para godinës së Parlamentit.

Banorët kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë, të vendosur përballë parlamentit, ndërsa brenda po zhvillohet seanca plenare.

Në protestë janë hedhur shashka dhe tymuese, ndërsa nga përplasjet mbetën të plagosur gjashtë efektivë policie, mes tyre edhe nëndrejtor i policisë së Tiranës, Dhimitraq Ziu.

Ata janë shoqëruar te autoambulanca e pranishme pranë zonës ku po mbahet protesta dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

 

Të fundit