Flash News

KRYESORE

Përplasja tek Teatri, artistja përshëndet policët me vargjet e Havzi Nelës, poetit të vrarë nga diktatura

Përplasja tek Teatri, artistja përshëndet policët me vargjet

Sheshi përpara Teatrit Kombëtar është kthyer në një skenë gjigante ku artistë, qytetarë dhe forca të shumta policie ‘luajnë’, ndoshta, aktin e fundit të një drame që vazhdon prej muajsh.

Ndërsa godina e Teatrit vazhdon të boshatiset nga orenditë, qytetarët vazhdojnë të mbushin sheshin.

Artistët, një pjesë e të cilëve në lot, janë shprehur me tone të ashpra kundër qeverisë, kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Ata shprehen se do ta mbrojnë edhe me jetën e tyre Teatrin nëse do të duhej.

Një prej artisteve të pranishme i ka ‘përshëndetur’ forcat e shumta të policisë që janë të pranishëm përreth Teatrit  me disa vargje nga poeti Havzi Nela.

Kujtojmë se Havzi Nela u dënua me varje në litar nga regjimi komunist më 9 gusht 1988.

[video width="320" height="576" mp4="https://cdnimpuls.com/politiko.al/uploads/2019/07/video-1563953759.mp4"][/video]

Të fundit