Flash News

KRYESORE

Përplasja/Rama paraqiti dje vulën zyrtare të Skënderbeut latinisht, kisha e “Janullatosit”: Skënderbeu ishte ortodoks dhe kjo është vula e tij në greqisht!

Në një shkrim të botuar sot nga Kisha Ortodokse Autoqefale Shqipytare, e drejtuar nga kombasi grek Anastas Janullatos me titull “Priftërinj orthodhoksë pranë Skënderbeut”, shkruar nga Dhimitër Beduli, kisha i jep zë autorit, që del në përfundimet se Kruja ishte ortodokse, e bashkë me të edhe skënderbeu.

Autori shkon deri aty s atë paraqesë një vulë, që sipas tij ëhstë zbuluar në Danimarkë dhe që i përkiste Skënderbeut. Vula në fjalë sipas autorit, mban shkronja në greqisht.

Ja disa pasazhe nga shkrimi në fjalë i botuar nga kisha ortodokse:

“Në ekspozitën e hapur këto ditë në Tiranë, vula zyrtare e Skënderbeut, e paraqitur edhe nga kryeministri Edi Rama, ka mbishkrime në gjuhën latine. Meqenëse qyteti ishte nën sundimin e turqve, të dy kallogjerët u drejtuan për në Shqipërinë e lirë të Gjergj Kastriotit, të quajtur Skënderbe: ata arrijnë në vendqëndrimin e tij, në qytetin Krujë, pasi kaluan Durrësin dhe pritnë shumë mirë në oborrin e tij: Zaharinë e bëri at shpirtëror dhe Nifonin e bëri prift...”.

Autori del në përfundimin se:

“Nga pjesa që u përmend, del se Kruja në kohën e Skënderbeut ishte një nga të paktat qendra episkopale ortodokse në territore të lira, në mos e vetmja, e cila sigurisht luante edhe ajo një rol në mobilizimin e masave për luftën kundër turqve, pavarësisht nga përpjekjet që bënte Roma, duke përfituar nga rrethanat politike, për të tërhequr shqiptarët nën ndikimin e saj”.

Ai paraqet më poshtë këtë vulë me shkronja greke, që pretendon se është vula zyrtare e Skënderbeut.

Shkrimi i botuar nga kisha ortodokse:

 

Vula zyrtare në latinisht e Skënderbeut sipas qeverisë shqiptare:

Image may contain: one or more peopleImage may contain: 2 people

Image may contain: 1 person, beard and hat

Image may contain: 6 people, beard

Të fundit