All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Përplasje me Donald Trump, ish-ambasadorja në Kosovë largohet nga Departamenti i Shtetit

Përplasje me Donald Trump, ish-ambasadorja në Kosovë largohet nga
All - Paragraf - 1

Diplomatja Tracey Ann Jacobson ka vendosur të shkëputet nga shërbimi diplomatik amerikan përpara kohe. Ish-ambasadorja e SHBA-së në Kosovë mban aktualisht postin e drejtoreshës së Byrosë për Çështjet e Organizatave Ndërkombëtare, por pavarësisht se është emëruar aty në janar të 2017-ës, Jacobson ka vendosur të tërhiqet në tetor të këtij viti, raporton Foreign Policy.

All - Paragraf - 3

Vendimi i diplomates 52 vjeçare është marrë vetëm tre javë përpara se presidenti Donald Trump t’i drejtohet me një fjalim Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Njoftimi për largimin e Tracey Ann Jacobson vjen vetëm pak kohë pasi William Rivington Brownfield, i cili shërben si Ndihmës Sekretar për Çështjet e Narkotikëve dhe Sundimit të Ligjit, i ka bërë të ditur departamentit të tij se do të largohet në fund të shtatorit.  

Ndërkohë, javën e kaluar u largua nga puna John Heffern, Ndihmës Sekretar për Çështjet Europiane dhe Euroazinë.

Të gjitha këto largime kanë shkaktuar shqetësim brenda Departamentit Amerikan të Shtetit, jo vetëm për kohën e shkurtër, por edhe për shkak të karrierës së gjatë dhe të rëndësishme që të larguarit kanë në shërbimin e jashtëm amerikan.

Sa i përket Tracey Ann Jacobson, ajo ka njoftuar përundimin e parakohshëm të karrierës 30 vjeçare në diplomaci, ku përfshihen postet si ambasadore në Kosovë, Taxhikistan dhe Turkmenistan. Jacobson nuk ka sqaruar arsyet e këtij vendimi, por Foreign Policy e lidh largimin e saj dhe të kolegëve me qëndrimin që presidenti Trump ka mbajtur ndaj rolit të SHBA-së në organizatat ndërkombëtare si OKB dhe NATO.

Jacobson udhëhoqi një politikë të ashpër në Prishtinë dhe në 2014-ën, kur vendi ishte në krizë politike, një deklaratë e saj për drejtuesit politikë shkaktoi shumë reagime. “Mos e dhit punën”, u shpreh në shqip ish-ambasadorja.

Jacobson ishte gjithashtu një kundërshtare e hapur e Lëvizjes Vetëvendosje dhe programit të saj.

Të fundit