Flash News

NDËRKOMBËTARE

Përplasje ekstremistësh para Kuvendit serb, truprojat e Sheshelit përdorin shkopinj bejsbolli (Video)

Një konflikt verbal ka përfunduar me përdorimin e shkopinjve të bejsbollit nga ana e pjesëtarëve të sigurisë së udhëheqësit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel, teksa ky i fundit po dilte nga automjeti i tij për t’u futur në Kuvendin e Serbisë, aty ku pritej të fliste mbi Kosovën presidenti Aleksandar Vuçiç.

Pamjet e transmetuara nga mediet serbe, nga “Danas”, te “Blic”, por edhe televizioni publik “RTS”, tregojnë truprojat e Sheshelit që dalin nga automjeti dhe godasin me shkopinjtë një të ri, në mesin e shumë qytetarëve, gazetarëve apo edhe pjesëtarë të opozitës.

I riu i sulmuar nga pjesëtarët e sigurisë ishte duke qëndruar me anëtarë të tjerë të partisë së Bosko Obradoviç, kreu i lëvizjes “Dveri” të ekstremit të djathtë në Serbi. Viktima e këtij sulmi raportohet të jetë pjesë e zyrës së komunikimit të kësaj lëvizjeje.

Të fundit