Flash News

KRYESORE

Përplasje fizike mes policisë dhe banorëve në ‘Astir’, disa persona shoqërohen në komisariat, mes tyre Klevis Balliu

Përplasje fizike mes banorëve dhe Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka patur pak minuta më parë në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.

Banorët kanë bllokuar rrugën, duke bërë që FNSH të ndërhyjë për të shpërndarë turmën, madje në disa prej tyre është përdorur një lloj sprai që u ka shkaktuar djegie dhe lotim të syve.

Pas tensionit, janë shoqëruar në komisariat disa banorë, mes tyre edhe ish deputeti i PD, Klevis Balliu, i cili prej muajsh ka mbështetur protestën e banorëve të Unazës se Re.

Mësohet se banorët bllokuan rrugën për shkak se kryeministri Edi Rama do kalonte në këtë zonë, dhe do të zhvillonte një vizitë pranë një biznesi aty pranë.

Ndiqni përplasjen live në pamjet e mëposhtme:

Të fundit