Flash News

KRYESORE

Përplasje fizike te kryeministria, grushte mes minatorëve dhe policisë: Takim urgjent me Ramën

Grushte, shtyrje dhe konfrontim fizik mes minatorëve dhe kordonit me efektivë të policisë... Është kjo situata e ndodhur pak minuta më parë te godina e kryeministrisë. Pas protestës së paralajmëruar, minatorët kanë kërkuar një takim urgjent me kryeministrin Edi Rama, lidhur me statusin e kësaj kategorie, duke i lënë fillimisht një afat prej 30 minutash.

Ndonëse ky afat ka kaluar dhe nuk pati asnjë sinjalizim nga Rama, minatorët kanë tentuar të hyjnë me forcë në godinë. Ata kanë ndeshur në rezistencën e policisë, të pozicionuar në një kordon para godinës.

Mes tyre pati konfrontime fizike për disa sekonda, ku efektivët kanë mundur t’i ndalojnë minatorët, të cilët siç duket janë edhe në moshë të thyer.

Në këtë protestë dhe të tjera të zhvilluara edhe më herët, minatorët kërkojnë statusin e ligjëruar, që parashikon uljen e viteve të punës nga 12 vite e gjysmë në 10 vite, rritjen e pagës në 700 mijë lekë të vjetra dhe trajtime mjekësore falas.

Të fundit