Flash News

KRYESORE

Përplasje gjatë aksionit të INUV në 'Vasil Shanto', tre anëtarë të një familje hipin në tarracë, qëllojnë me tjegulla punonjësit

Është shoqëruar me përplasje sot një aksion i INUV për shembjen e disa shtëpive në rrugën "Vasil Shanto". Banorët kanë tentuar të pengojnë vijimësinë e punimeve, duke u shprehur se nuk do të dalin nga shtëpia pasi nuk kanë marrë konpensim.

Madje situata ka agravuar deri në atë pikë saqë tre pjestarë të një familje kanë hipur në tarracë për të mbrojtur me trupin e tyre shtëpinë, që preket nga projekti i rrugës.

Kryefamiljari i shtëpisë ka qëlluar me tjegulla në drejtim të punonjësve dhe fadromës, që po tentonte shembjen e shtëpisë, ndërsa ka sqaruar se shtëpia është me dokumente të rregullta.

E zonja e shtëpitë thotë se është e gatshme të lërë shtëpitë, po vetëm në momentin që do të marrë kompensimin.

"Të më japë lekët, le të bëhet rruga, po të më japin lekët. Po s'më dhanë lekët, ku të shkoj unë, në hënë? E kemi me hipotekë, legalizim”, ka thënë ajo.

Të fundit