Flash News

KRYESORE

Përplasje me armë në Vlorë; i riu niset në gjendje të rëndë drejt Traumës, policia në kërkim të 36-vjeçarit

Përplasje me armë në Vlorë; i riu niset në gjendje

Një sherr për motive të dobëta, ka përfunduar në përplasje me armë e për pasojë plagosjen e një personi, pak pas mesnate në Vlorë.

Mësohet se, pas një përplasje verbale, 36-vjeçari i identifikuar si Qerim Maraj (Likaj) ka qëlluar me armë zjarri ndaj 18-vjeçarit, Jorgo Runaj. I riu i plagosur rëndë është transportuar për mjekim më të specializuar drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkaq, pas identifikimit Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim autorin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Plagosi me armë zjarri 1 shtetas gjatë një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar.

Më datë 23.08.2020, rreth  orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nga ana e Policisë Vlorë, po punohet intensivisht për gjetjen dhe kapjen e shtetasit Q. M(L) si edhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit