Flash News

KRYESORE

Përplasje mes 2 grupeve në Dibër, sherri vijon dhe në spital. 6 persona në gjendje të rëndë

Përplasje mes 2 grupeve në Dibër, sherri vijon dhe në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në mbrëmje në Dibër, ku pas një konflikti mes krushqëve, kanë mbetur të plagosur 6 persona.

Informacionet e para janë se ngjarja ka ndodhur pas një sherri për motive banale. Perplasja ka nisur në mes të një lokali në bulevardin e qytetit, por të plagosurit ndonëse të lënduar, janë përplasur edhe në spitalin e Dibrës.

Kanë qenë bluzat e bardha që kanë ndërhyrë për të shuar sherrin, duke parandaluar përshkallëzimin e tij.

Grupi hetimor po kryen veprimet në vendngjarje, si dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Të fundit