Flash News
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Përplasje mes Hajdarit dhe Gjiknurit te "Ligjet", opozita bojkoton mbledhjen
Ka vijuar me debate të forta mbledhja e sotme e Komisionit të Ligjeve, ku kryefjalë e diskutimit janë listat e hapura dhe koalicionet parazgjedhore.
Palët politike kanë pasur qëndrime të ndryshme gjatë diskutimit nen për nen të propozimeve për projektligjin për Kodin Zgjedhor.
E gjendur në këtë situatë, Rudina Hajdari ka kërkuar të shtyhet mbledhja e Komisionit të Ligjeve për t’u takuar ditën e nesërme pas mbledhjes së Këshillit Politik të thirrur nga vetë Damian Gjiknuri, në të cilën po ashtu pritet të bëhet shqyrtimi i propozimit të PD-LSI për hapjen e listave.
“Opozita jashtëparlamentare ka ngritur vetëm një çështje; çështjen e koalicioneve. Ai debat duhet të vijojë këtu. Por është e vështirë për t’u gjetur një kompromis. Për çështjen e listave të hapura ata nuk kanë shprehur akoma, por të gjitha argumentet përqendrohen tek çështja e koalicionit. Koalicioni tashmë është i lejueshëm. Nuk e ndërpret dhe procesin tjetër në Këshillin Politik”, tha Gjiknuri.
“Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik”, u shpreh më vonë Hajdari, por kjo kërkesë nuk u mbështet nga Gjiknuri i cili theksoi se Komisioni i Ligjeve nuk ka pse të ndërpresë mbledhjet.
Kështu Hajdari iu bëri thirrje kolegëve të saj opozitarë që të bojkotojnë mbledhjen e komisionit.
Debati në komision
Rudina Hajdari: Ta shtyjmë mbledhjen e Komisionit të Ligjeve sepse vetë Gjiknuri ka thirrur mbledhjen e Këshillit Politik për të shqyrtuar propozimin e PD e LSI. Të synojmë nesër konsensusin dhe gjithpërfshirjen. Të takohemi këtu pas mbledhjes së Këshillit Politik
Gjiknuri: Nuk kemi pse pengojmë Komisionin e Ligjeve. Këshilli Politik do të vazhdojë nesër, por ne këtu do vazhdojmë pa e ndërprerë punën. Do të vazhdojmë dhe nesër, të shohim ku mund të afrohemi, pa e cënuar frymën e Kushtetutës
Hajdari: Ato që do diskutojmë ne sot, preken drejtpërdrejt nga propozimi i opozitës jashtë parlamentare. Duhet t’i marrim parasysh propozimet e tyre. Janë të njëjtat nene. Do të duhet tu rikthehemi më pas. Nëse nuk doni konsensus, është puna juaj. Po nëse keni vullnet t’i përfshini edhe ata, edhe për votën parapëlqyese edhe për koalicionet, ndalojeni këtë mbledhje, dhe vazhdojmë pas Këshillit Politik. Ky është një gabim shumë i rëndë. Tregojeni vullnetin e mirë, tani, në këtë momente. Ndërprisni këtë mbledhje. Të biem dakord në Këshillin Politik se si do të hapen listat, pra të vijmë këtu.
Gjiknuri: Habitem se znj. Hajdari ka ndryshuar mendim për këshillin politik. Fryma e re e Kushtetutës e ka mbyllur debatin për koalicionet. Është pikë e vështirë për të gjetur kompromis, kudo që mund ta diskutojmë atë. Ky proces do të vazhdojë këtu, por nuk e ndërpret punën e Këshillit Politik
Hajdari: Ne do ta bojkotojmë këtë mbledhje, s’mund të lejojmë ta kaloni nen për nen
Manja: Jeni të lirë të gjithë
Murrizi: Damiani është kthyer në transportues që nga 14 janari. Ka mëkate për të larë. Do na sjellë prapë letra nga Këshilli Politik që ta votojmë