Flash News

KRYESORE

Përplasje mes policisë e banorëve në Vlorë, prishen shtëpitë e fundit në “Lungomare”

Përplasje mes policisë e banorëve në Vlorë, prishen

Të paralajmëruar ditë më parë banorët e ndërtesave përgjatë Lungomares në Vlorë sot janë ndeshur me policinë dhe IKNT-në të cilat ka nisur prishjen e gjashtë objekteve në Vlorë, përgjatë Lungomares. Protesta e tyre ka sjellë përplasje mes pronarëve dhe policisë dhe IKNT-së.  Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit nisi aksionin e pezulluar pak ditë më parë për  prishjen e ndërtimeve pa leje në Vlorë.

Por inspektorët hasën sërish në kundërshtimin e banorëve për prishjen e 6 objekteve të banimit me 1 dhe 2 kate, për të cilat ekziston një vendim shpronësimi.

Ata u kishin lënë afat banorëve dy ditë për të boshatisur banesat. Të ndërtuara në vitet ‘40, këto shtëpi shënojnë edhe valën e fundit të shembjeve përgjatë shëtitores.

Të fundit