Flash News

KRYESORE

Përplasje mes Vasilit dhe Meços/ Aktori: Qeveria tolerante me banorët, gazetarja: Mos harro 40 milion euro për 2.2 km

Përplasje mes Vasilit dhe Meços/ Aktori: Qeveria tolerante me

Regjizori Leart Vasili mbrojti projektin e qeverisë për ndërtimin e Unazës së Re duke theksuar se shumë banorë atje kanë nga 7-8 ndërtesa.

Gazetarja Sonila Meço e pyeti atë nëse do të ishte gati të paguante aq shumë para për 2 km rrugë.

Debati i plotë:

Vasili: E vetmja gjë që mund të bënte opozita sot është ta duartrokiste. Sa i përket të varfërve, disa rezultojnë me 9 objekte pa leje. Kanë kërkuar të legalizojnë 8 apo 9 objekte në pronësi të një njeriu që kanë vila në Golem. I varfër jam unë që jam me qira.

Meço: Në këto 317 familje nuk shikon asnjë të varfër?

Vasili: Këtu ka mbi 74 raste që janë me 7 apo 8 objekte. Patjetër ka edhe njerëz të varfër. Në zbatim të një ligji, nuk lejohen. Qeveria ka bërë një tejkalim për këta njerëz. Si i bëhet për të ardhura nga dogana tek Zogu i Zi, janë 45 minuta. Ka një trafik i llahtarshëm. Prioriteti është të jetojmë sipas parametrave.

Duhet të ndërgjegjësohemi që jo vetëm të kërkojmë por të jemi edhe të përgjegjshëm ndaj asaj që ndërtojmë dhe mirëmbajmë.

Meço: Je i gatshëm të paguash aq shumë për atë rrugë. Flas për 40 mln euro për dy kilometra.

Vasili: Kur kalojmë në Kukës paguajmë. Në të njëjtën do të doja të kisha një rrugë nga Sarandë në Shkodër.

Të fundit