Flash News

KRYESORE

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Shehaj:  E dimë si ke bërë biznes, mjaft mashtrove, Ahmetaj: Nesër ‘meme’ në facebook

Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Shehaj:  E dimë si

Seanca dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj është shoqëruar me debate dhe përplasje mes tij dhe deputetit të PD, Agron Shehaj.

Ndërsa Shehja i kërkonte llogari për skemën e TVSH te biznesi, duket se ministri kishte një tjetër shqetësim, se ç’do të ndodhë një ditë më vonë në rrjetet sociale me deklaratat e tij, për skemën e TVSH-së.

Ndërsa deputeti demokrat i kërkonte llogari se si do të ndikojë TVSH e re te biznesi dhe konsumatori, ministri sqaronte se skema e re nuk ndikon as në çmim as në fitimin e biznesit.

DEBATI 

Ahmetaj: Skema e TVSH nuk e ul fitimin e biznesit, çmimi te konsumatori nuk ndryshon. Pra, TVSH nuk është një taksë e re.

Shehaj: Pas deklarimit ka pagesë

Ahmetaj: Mos bërtit

Shehaj: Leri mashtrimet

Ahmetaj: Ca ke që bërtet

Shehaj: E dimë se si keni bërë biznes. Mjaft mashtrove.

Ahmetaj: Merre me qetësi se dashuria iku, ja ku e ke shishen se meme e ke nesër. Është paguar që nga viti 1996.

Shehaj: Do mbeteni në histori zoti ministër

Shehaj: Keni bërë analizë mbi kostot shtesë te biznet e vogla, apo jo?  

Ahmetaj: S’ka kosto shtesë. Deklarimet çdo tre muaj, asnjë kosto administrative për biznesin  vogël. Pra, nuk ka rritje çmimesh, se e ka 20% që nga ‘96.

 

Të fundit